Një pjesë e tifozëve të Vëllaznimit kanë akuzuar kryetarin e klubit, Agim Canën për gjendjen nëpër të cilën po kalon skuadra.
Gjakovarët barazuan sot 1:1 me Vitinë, duke lëshuar një rast të mirë që të jenë më afër pozitës së dytë që siguron direkt inkuadrimin në Superligë, përcjell Gazetasheshi.com.
Faqja e tifozëve gjakovarë, ‘Fansat e Vëllaznimit – Gjakovë’ shkruan se fajtori kryesor përveç futbollistëve për rezltatet është pikërisht Cana që nuk ka arritur të sjellë lojtarë cilësorë.
Ndërkohë, komentuesit e kanë akuzuar Canën që kishte sjell si trajner të dështuarin sipas tyre, Ismet Mupnishin.