Posteri jashtë stadiumit “Wanda Metropolitano” që është vënë në nder dhe në përkujtimtë arritjes së Antoine Griezmann, për faktin se regjistron më shumë se 100 ndeshje me klubin e Atletico Madrid, është dhunuar dhe shpërfytyruar nga tifozët e tërbuar cochoneros.
Vetëm një ditë pas njoftimit të transferimit të Griezmann te Barelona, një numër tifozësh janë paraqitur në “Kalimin e Legjendave” (Paseo de las Leyendas), pranë stadiumit të Atlético’s dhe e kanë mbuluar posterin e futbollistit francez me ngjitëse dhe zhul.
Kjo nuk është hera e parë ku tifozët e Atletico Madrid: shfaqen të paknaqur pasi edhe Thibaut Courtois, Hugo Sánchez dhe Sergio Agüero kanë vuajtur të njëjtin fat.