Fjalë Kyçe

Tifozët Kuq e Zi u dalin në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri

Tifozët Kuq e Zi u dalin në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri

Grupi i tifozëve të Kombëtares së Shqipërisë, Kuq e Zi, ka njoftuar përmes llogarisë në rrjetin social Facebook se kanë ngritur një fond emergjent për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Ata kanë thënë se janë të gatshëm t’u ndihmojnë si vullnetarë ushtrisë, Kryqit të Kuq apo ndonjë organizate tjetër.

Tërmeti, që pati epiqendrën në qytetin e Durrësit dhe ishte i shkallës 6.4 të Rihterit, ka shkaktuar vdekjen e të paktën shtatë personave dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, transmeton Gazeta Express.

Tifozët Kuq e Zi e kanë ngritur një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga ky tërmet dhe se kanë filluar grumbullimin e mjeteve për zonat e dëmtuara.

Përveç kësaj, tifozët e Kombëtares së Shqipërisë shprehën gatishmëri të ndihmojnë si vullnetarë, qoftë si pjesë e ushtrisë, Kryqit të Kuq apo ndonjë organizate tjetër.