Kanë mbetur edhe pak ditë para se të nis Kampionati Botëror në futboll “Qatar 2022”.
Një numër i madh i tifozëve do të jenë të pranishëm në stadiume për t’i ndjekur drejtpëdrejt lojët e garës më prestigjioze të organizuar nga FIFA.
E 60 mijë prej tyre do të akomodohen nëpër kontinjerë, në fshatin e quajtur “Al-Emadi”.
Por, përveç që është mënyrë e pazakontë e akomodimit, siç raportohet nga mediat e ndryshme ndërkombëtare çmimi do të jetë goxha i lartë.
206.50 euro do të kushtojë fjetja për person për një nate.