Fjalë Kyçe

Tifozët nga Gjilani nisen për në kryeqytet

Tifozët nga Gjilani nisen për në kryeqytet

Gjatë tërë javës ka pasur organizime nga tifozët e Gjilanit dhe Dritës për të ardhur në numër sa më të madh për ndeshjen derbi që zhvillohet sonte në Prishtinë.

Që nga mëngjesi, vala e veturava me targa 06 nga Gjilani është shtuar në kryeqytet, me tifozët dëshirojnë të kalojnë pjesën më të madhe të se dielës në Prishtinë.

“Skifterat” dhe “Intelektualët” do të vijnë në mënyrë të organizuar më autobusë.

Ndeshja Gjilani – Drita do të zhvillohet në ora 20:00 në stadiumin Fadil Vokrri. Gjilani është në vendin e 6-të me 34 pikë, ndërsa Drita ka 10 pikë më tepër në vendin e 4-të.