Tifogrupi famëkeq serb i Partizanit të Beograd, “Grobari” kanë pësuar një disfatë të rëndë në aspektin tifozerik, edhe atë nga grupi i tifozëve shqiptarë.
Atyre u është marrë një transparent nga “Ballistët”, tifozët shqiptarë të Shkëndijës së Tetovës, që sipas “ligjeve” të tifozërive është humbje e madhe, shkruan lajmi.net.
Siç njoftojnë “Ballistët” në faqen e tyre zyrtare, transparenti i “Grobari” u mor në udhëtimin e këtyre të fundit në Lituani për ndeshjen basketbollistike, Zalgiris – Partizan Beograd.
Në pamjet e publikuara, shihen tre persona, me fytyra të mbuluara, duke e mbajtur mbrapshtë transparentin e marrë nga serbët.
“Ballistët tmerr për sllavët kudo” – kanë shkruar tifogrupi shqiptar nga Tetova në përshkrimin e fotografisë.
Fitorja e tifozëve shqiptarë është shpërndarë edhe në faqet më të mëdha botërore të tifozerive në Facebook.