Fjalë Kyçe

Tifozët tërbohen me Alonson: Do na largojë Hazardin

Tifozët tërbohen me Alonson: Do na largojë Hazardin

Tifozët e Chelseas mund të mos jenë zhgënjyer vetëm prej humbjes 1-0 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Ligës kundër Totenhemit, por mund të kenë parë edhe zhgënjimin e Hazardit për të mos vazhduar që të luajë me skuadrën e tyre.

Belgu ishte një nga më të mirët në “Wembley” dhe frymëzoi shumë prej aksioneve të rrezikshme të ekipit të Sarrit.

Një moment në pjesën e dytë tërhoqi vëmendjen e tifozëve, ndërsa ai priste një pasim nga Alonso në krahun e majtë, por spanjolli zgjodhi çastin e gabuar dhe pas rrethimit nga lojtarët e Totenhemit që i shkaktuan faull, Eden reagoi i zemëruar ndaj shokut të tij.

“Alonso do na largojë Hazardin nga skuadra”, shkruanin disa tifozët në rrjetet sociale.