Fjalë Kyçe

Tifozi i Interit e ka një kërkesë interesante për Ramush Haradinajn

Tifozi i Interit e ka një kërkesë interesante për Ramush Haradinajn

Tifozët e gjigantit italian, Inter, në vitet e fundit nuk kanë pasur edhe shumëçka për të festuar, për shkak të gjendjes së klubit.

Tashmë kanë kaluar tetë vite që kur “Neroazzurët” janë shpallur kampion të Serie A. Hera e fundit kur e kanë fituar është viti 2010 nën udhëheqjen e trajnerit portugez, Jose Mourinho.

Që nga ai vit klubi italian nuk është këndellur, madje është ndërruar edhe presidenti. Presidenit legjendar i Interit, Massimo Moratti, shiti aksionet e tij duke lënë klubin në duart e grupit kinez, Suninng.

Gjatë këtyre viteve Inter ka ndërruar shumë trajnerë, në dy vitet e fundit i kanë besuar italianit, Luciano Spalleti, por as Spalleti nuk po arrin të rikthejë skuadrën në nivelet që ishte dikur.

Në këtë sezon ish trajneri i Romës ka humbur besimin e tifozëve duke kërkuar shkarkimin e tij.

Këtë dëshirë e ka edhe një tifoz nga Kosova, i cili i ka kërkuar kyreministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të shkarkojë trajnerin italian.

“O Ramush shkarko edhe Luciano Spalleti se kërkah sosht”, thuhet në këtë koment.