Fjalë Kyçe

Tjetër goditje në merkato nga Real Madridi

Tjetër goditje në merkato nga Real Madridi

Real Madrid dhe Olympique Lyonnais kanë ardhur me nga një komunikatë zyrtare ku bëjnë të ditur mbi arritjen e marrëveshjes për transferimin e mbrojtësit të Lyonit, Ferland Mendy në Real Madrid.

Mendy është transferuar te Reali për shumën e 48 milionë eurove, ku në total mund të shkojë deri në 53 milionë, për shkak të 5 milionë eurove që përfshihen bonuset.

Ai ka nënshkruar një kontratë 6 vjeçare me Los Blancos, ku do të prezentohet të mërkurën e ardhshme.

Kujtojmë se ky është transferimi i katërt pas Militaos, Hazardit & Jovicit.