Një vit pas rikthimit nga lëndimi, xhudistja jonë Majlinda Kelmendi ka arritur të fitoi medaljen e parë.
Kelmendi e fitoi të bronztën, pasi mposhti xhudisten belge Charline van Snick, në Mastersin e Dohas.
Kampionia olimpike fitoi përmes repechage në kategorinë deri në 52 kilogramë, shkruan lajmi.net.
Lajm i mirë për Kosovën është se kjo nuk është medalja e vetme, sepse edhe xhudistja Distria Kransiqi më herët fitoi të artën.