Ndërkohë që avantazhi i presidentit Donald Trump po zvogëlohet orë pas ore në shtetin kyç të Pensilvanisë, që do t‘ i jepte automatikisht fitoren Joe Biden, kandidati demokrat doli pak minuta më parë në një prononcim të shkurtër për mediat, ku rekomandon durim dhe bindje që nuk duhet pritur shumë për rezultatin, që e sheh tashmë dukshëm në rolin e favoritit.
“Çdo votë duhet të numërohet, demokracia shpesh herë është e rrëmujshme, por sistemi i qeverisjes tonë ka qenë gjithmonë dhe është e admiruar nga e gjithë bota. Ju kërkoj të gjithëve të rrini të qetë, dhe do të mësojmë së shpejti rezultatet”, ishin fjalët e Joe Biden.
Në Pensilvani, diferenca e votave në favor të Trump është tkurrur gjatë 24 orëve të fundit, dhe tani është rreth 98 mijë vota, kur mungojnë ende disa qindra mijëra votash që vijnë nga zona elektorale të cilësuara si demokrate.
Një tjetër shtet i nxehtë është Xheorxhia, ku Trump kryeson me rreth 13 mijë vota, por tashmë sytë e amerikanëve dhe j vetëm i drejtohen kryesisht Pensilvanisë./A2