Fjalë Kyçe

TNS – Feronikeli, a do të ketë transmetim në RTK?

TNS – Feronikeli, a do të ketë transmetim në RTK?

Feronikeli do luaj pas dy dite ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Kundërshtari i radhës për Feronikelin do jetë skuadra nga Uellsi, The New Saints, raporton GazetaOlle.com.

Ky takim pritet të zhvillohet nga ora 20:00.

Por kjo ndeshje nuk do të ketë transmetim të drejtpërdrejt në RTK.

“Nuk ka interesim për këtë ndeshje në Uells, e xhirojnë me vetëm një kamerë perms internetit dhe cilësia nuk mund të jetë e nivelit çfare kërkohet për transmetimin e kësaj ndeshje”, ka thënë Blerim Vuniqi, drejtor i programacionit të sportit në RTK.