Tomë Gashi, avokat i Loredana Zefit, këngëtares shqiptare që po akuzohet për mashtrim, ka treguar nëse ajo është larguar nga Zvicra pas rastit.
Ai ka thënë se Loredana ka ardhur në Kosovë për të xhiruar një videoklip dhe nuk ka arsye të largohet nga Kosovë, raporton lajmi.net.
“Spoti i saj ka qenë shumë më herët i paralajmëruar dhe ska pasë pengesë ligjor që spoti mos të realizohet”, ka thënë ai.
“Kjo s’ka arsye të largohet nga Zvicra, por ka ardhë për të xhiruar spot në një nga pistat e aeroportit”, ka shtuar ai.