Sandro Tonali ka komentuar paraqitjen e Milan ndaj Udinese.
Skuadra e Milan ka bërë një tjetër gabim në Serie A mbrëmë, duke luajtur baras 1:1 në ‘Dacia Arena’, përballë Udinese.
Ky ishte barazimi i tretë anash tri humbjeve në nëntë ndeshjet e fundit për Milan. Mesfushori Tonali beson se mbrëmë skuadra e tij çoi dëm pjesën e parë dhe aty ishte pjesa e dobët e ndeshjes.
“Dhemb, jemi të zhgënjyer pasi çuam dëm pjesën e parë, duke humbur shumë topa në mesfushë dhe duke e bërë të lehtë për ata që të kundër-sulmojnë”, ka thënë Tonali, transmeton lajmi.net.
“Ne reaguam në pjesën e dytë, por ne jemi Milan dhe duhet të reagojmë akoma më shpejt”, shtoi italiani.
Milan ka ngecur në ndeshjet e fundit. Mediat në Itali shkruajnë se kundërshtarët po i qasen ndryshe Milanit nga sezoni i kaluar duke insistuar se taktikat e Pioli janë zbuluar.