Fjalë Kyçe

Top golashënuesit nga sezoni 2009/10 – 2019/20, ndryshime të mëdha me emra të rinj

Top golashënuesit nga sezoni 2009/10 – 2019/20, ndryshime të mëdha me emra të rinj

Faqja e njohur për statistika të futbollsitëve e skuadrave, ‘OptaJoe’, ka publikuar listën me top golashënuesit nga fundit i sezonit 2009/10 dhe sezoni i tanishëm 2019/20.

Nëse shohim të dy listat me top dhjetë golashënuesit nga sezonet e lartpërmendur në top pesë ligat kryesore në Europë, atëherë shohim ndryshime të mëdha.

Në listën e top golashënuesve nga sezoni 2009/10 prin dy ish sulmues, tashmë të pensionar, Wayne Rooney(Manchester United) dhe Didider Drogba(Chelsea) me nga 14 gola, me shifrën e njejtë të golave në atë kohë në pozitën e tretë renditej Jermain Defoe, tash sulmuesi i Celticut. Ndërkaq, top pesshën e mbyllnin Darren Bent dhe David Villa.

Ndërkaq, në sezonin e tanishëm 2019/20 prin i vetëm sulmuesi i Bayern Munichit, Robert Lewandowski, me 19 gola, i ndjekur nga Timo Werner me 18 gola dhe Ciro Immobile e Jamie Vardy me nga 17 gola.

View image on TwitterView image on Twitter