Fjalë Kyçe

“Torcida” me një tjetër mesazh për drejtuesit e klubit

“Torcida” me një tjetër mesazh për drejtuesit e klubit

Tifo grupi mitrovicas “Torcida” po këmbëngul për largimin e familjes Haxhiu nga drejtimi i Klubit Futbollistik “Trepça”, shkruan Gazetasheshi.com.

Sikur të mos mjaftonin rezultatet jo të mira në vitet e fundit në Ligën e Parë, tashmë ish-kampionët e vendit dyshohet se janë të përfshirë në një skandal për kurdisje, e cila po hetohet nga Prokuroria e Shtetit.

Me një grafit në hyrje të Mitrovicës, saktësisht në Urën e Gjakut ata kanë dhënë sinjalin më të mirë për drejtuesit e klubit.

“Liri për Trepçën”, është mesazhi i tifozëve mitrovicas.

Pavarësisht revoltës së Torcidës prej vitesh, familja Haxhiu nuk ka dhënë asnjëherë sinjale se do të largohet nga drejtimi i klubit, ani pse rezultatet janë katastrofale dhe janë nën shënjestrën e Torcidës.