Fjalë Kyçe

Torta për Pavarësinë e Kosovës i ndryshoi jetën, kush është shqiptarja që fshihet pas ëmbëlsirave “etnike”

Torta për Pavarësinë e Kosovës i ndryshoi jetën, kush është shqiptarja që fshihet pas ëmbëlsirave “etnike”

Mirdita Thaqi, shqiptarja që jeton prej shumë vitesh në Zvicër është bërë mjaft e njohur me ëmbëlsirat që realizon. Njihet ndryshe dhe si “mbretëresha” e tortave me shqiponja dykrerëshe shqiptare. Në to ajo “shkrin” elementet kombëtar duke përfshirë flamurin kuq e zi dhe atë të Kosovës.

Gjatë një interviste me Skype për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Mirdita tregoi se një tortë që kishte bërë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës i ndryshoi krejtësisht jetën. Një foto të tortës që ndau në rrjete sociale u bë menjëherë virale duke tërhequr dhe vëmendjen e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Mirdita tregoi mes të tjerash se ka realizuar ëmbëlsira për shumë artistë të njohur mes së cilëve Loredana, Mozzik, Mimoza Shkodra etj.