Fjalë Kyçe

Tottenham dhe Everton mësojnë çmimin e yllit të Napolit

Tottenham dhe Everton mësojnë çmimin e yllit të Napolit

Tottenhami dhe Evertoni duhet të paguajnë 14 milionë euro për të transferuar sulmuesin e Napolit, Arkadiusz Milik gjatë afatit dimëror.

Polaku nuk arriti që në verë të largohej dhe refuzoi rinovimin, andaj këtë edicion nuk ka bërë asnjë paraqitje në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

Sipas AreaNapoli, skuadra e Gennaro Gattusos synon ta shesë në janar për 14 milionë euro, meqenëse kontrata i skadon në qershorin e vitit 2021.

Spurs shihet si destinacioni i mundur pavarësisht që në verë huazuan Carlos Viniciusin e Benficas.

Kurse, Carlo Ancelotti është duke kërkuar edhe një sulmues që të garojë me Calvert-Lewin për pozitën në formacionin e parë.

Milik për Napolin në 122 ndeshje ka realizuar 48 gola, por momentalisht është duke stërvitur i vetëm.