Fjalë Kyçe

Tottenham Hotspur nis bisedimet me Fonsecan

Tottenham Hotspur nis bisedimet me Fonsecan

Paulo Fonseca mund të jetë menaxheri i ri i Tottenham Hotspur.

Tottenham Hotspur do të mund të bëjë një kthesë të papritur në zgjedhjen e menaxherit.

Ardhja e Fabio Paraticit duket se ka ndikuar në zgjedhjen e “Spurs”.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Paratici ka kontaktuar me Fonsecan ku i ka ofruar kontratë tre vjeçare. Marrëveshja ende nuk ka përfunduar dhe ka ende rrugë për të bërë, por sipas italianit, palët janë optimiste në arritjen e një marrëveshje.

Fonseca në anën tjetër u shkarkua nga Roma në fund të sezonit dhe po kërkon një aventurë të re.

Ironia është se nëse Fonseca do të emërohej në krye të Tottenhamit, kjo do t’i binte që ai do ta zëvendësojë zëvendësuesin e tij, pasi Jose Mourinho e zëvendësoi Fonsecan tek Roma dhe tani ai mund ta bëjë të njëjtën tek Tottehhami./