Fjalë Kyçe

Tottenham me përmbysje mund Southampton-in

Tottenham me përmbysje mund Southampton-in

Tottenham-i ka arkëtuar tri pikë në udhëtim të Southampton-i, ndeshje e vlefshme për xhiron e dytë të Premierë Ligë-s.

Skuadra e Jose Mourinho-s arriti të fitojë me rezultat bindës 2 – 5.

Shifrat i zhbllokoi Danny Ings në minutën e 32-të pas një pranimi të bukur dhe një super gjuajtje në portën e Hugo Lloris-it.

Kurse, në minutat shtesë të pjesës së dytë (45+2) mysafirët përmes një kundërsulmi të shpejtë realizuan përmes Son Heung-Min, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Vetëm dy minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Kane asistoi përsëri për Son, i cili tundi portën kundërshtare duke kaluar skuadrën për herë të parë në epërsi.

Hat-trickun Son e kompletoi në minutën e 64-të pas një super asistimi të Kane, i cili e vendosi koreanin përball portierit dhe lehtësisht realizoi golin e tretë.

Mirëpo, nuk përfundoi me kaq, dyshja përsëri bashkëpunuan dhe në minutën e 73-të anglezi me një harkim të bukur e gjeti Son, që pranoi topin dhe kompletoi pokerin, të cilin në histori të Premierë Ligë-s asnjë korean nuk e kishte arritur.

Pas katër asistimeve edhe Kane arriti të realizoi në minutën e 82-të duke vulosur fitoren e skuadrës së teknikut portugez, derisa vendasit shënuan golin e dytë përmes Ings në minutën e 89-të nga pika e bardhë, transmeton arbreshi.

Pas kësaj fitore, Tottenham ngritët në pozitën e pestë me tri pikë, kurse Southampton renditët në vendin e parafundit me zero pikë.