Fjalë Kyçe

Tottenham nuk dorëzohen për Lautaron

Tottenham nuk dorëzohen për Lautaron

Tottenham është ende duke punuar në një marrëveshje për të nënshkruar me Lautaro Martinez pavarësisht raporteve që Inter Milan nuk do ta shesë atë.

Spurs kanë zhvilluar bisedime me kampionët e Serie A për sulmuesin argjentinas, 23 vjeç, dhe janë optimist për një transferim të mundshëm që të arrihet këtë muaj, raporton Football Insider.

Një burim i ‘Football Insider’ thekson se Spurs mbeten në kontakt me kampin e Martinez për një marrëveshje dhe mbeten me shpresë pas bisedimeve të tyre të fundit me klubin italian.

Londinezët e kanë vënë në shënjestër argjentinasin si një zëvendësues për Harry Kane, nëse ai arrin të transferohet në Man City, përpara përfundimit të 31 gushtit.

Tottenham ka edhe opsione të tjera për sulmues, përfshirë Dusan Vlahovic të Fiorentinës, por Martinez vlerësohet më së shumti.