Fjalë Kyçe

Tottenhami e mposhti konkurrencën e Bayernit për mbrojtësin Dragusin

Tottenhami e mposhti konkurrencën e Bayernit për mbrojtësin Dragusin

Tottenhami e ka mposhtur konkurrencën e Bayern Munichut për Radu Dragusin.

Futbollisti rumun ka përfunduar në ekipin anglez pas bisedimeve që zgjatën disa ditë.

Gazetari sportiv italian Fabrizio Romano raporton se marrëveshja tashmë është arritur mbrëmë dhe se Genoa do t’i përfitojë 30 milionë euro nga shitja e qendërmbrojtësit, përcjell “Gazeta Express”.

Dragusin i donte Spurs dhe e konfirmoi marrëveshjen personale me klubin e Premierligës përkundër ofertës që e mori ndërkohë nga gjiganti bavarez.

Sot gjatë ditës, 21 vjeçari pritet të fluturojë drejt Anglisë për t’i kryer vizitat mjekësore me Tottenhamin dhe më pas ta nënshkruajë kontratën.