Fjalë Kyçe

Tottenhami eliminohet nga dy kupa në Angli brenda javës

Tottenhami eliminohet nga dy kupa në Angli brenda javës

Crystal Palace e ka eliminuar sonte Tottenhamin nga FA Cup. Ky është eliminimi i dytë me radhë për Tottenhamin nga kupat në Angli, pasi që në mesjavë u eliminua nga Chelsea.

Tottenham është eliminuar nga FA Cup sonte pasi që humbi kundër Crystal Palace me rezultat 2-0.

Lëndimi i dy lojtarëve kyç të Tottenham, përfshirë Delle Alli dhe Harry Kane, ka bërë që skuadra e Maurizio Pochettinos të hy në seri të dobëta të rezultateve.

Tottenham sot ka qenë dukshëm skuadër më e dobët se Crystal Palace të cilët më plot meritë e merituan kualifikimin në 1/8-ën e finales.

Të dy golat Palace i shënoi në pjesën e parë, një në minutën e nëntë që u shënua nga Connor Ëickham, kurse tjetri në minutën e 34-të që u shënua nga Toënsend.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Tottenhamin por që skuadrat nuk arritën që të lëjnë shënja dhe të shënojnë gol për ta ngushtuar rezultatin.

Kjo është njëra prej javëve më të këqija për Tottenham, pasi që janë eliminuar nga dy gara ku do të mund të kishin fituar ndonjë trofe këtë vit.