Tottenham Hotspur ka marrë një fitore të madhe 3-2 në udhëtim te Manchester City në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 26-të në Ligën Premier.
Spurs ia shkaktuan Cityt humbjen e parë pas 15 ndeshjeve pa humbje (14 fitore, 1 barazim) në ndeshjen e zhvilluar në Etihad Stadium, ndërsa vet u rikthyen te fitorja pas tri humbjeve radhazi.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Cityt, por ishin Spurs që gjeten të parët golin dhe City arriti të barazojë më vonë.
Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm katër minutave lojë dhe ishte Dejan Kulusevski, i cili shënoi për 0-1 pas asistimit të Heung-min Son.
City u kthye në lojë në minutën e 33-të me anë të Ilkay Gundogan që barazoj nga afërsia për 1-1 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.
HALF TIME | One a piece! ⚔️
🔵 1-1 ⚪️ #ManCity pic.twitter.com/5hif73RpSK
— Manchester City (@ManCity) February 19, 2022
Në pjesën e dytë, përsëri vendasit ishin skuadër më e mirë dhe më kërkuese, por mysafirët ishin më pragmatik duke gjetur golin e parë, ndërsa City arriti barazimin vetëm në minutat shtesë, por që nuk arriti ta mbajë deri në fund duke pranuar edhe një gol.
Goli i parë këtë pjesë erdhi në minutën e 59-të dhe ishte Harry Kane që shënoi me kokë për 1-2 pas asistimit të Son.
Kane faktikisht gjeti golin edhe në minutën e 73-të, por ky gol u anulua shkaku i pozitës jashtë loje transmeton telegrafi.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej me fitoren e Spurs, vendasit morën një penallti të cilën e konkretizoi me gol Riyad Mahrez (90+) për 2-2.
Drama nuk përfundoi këtu, pasi Kane doli përsëri në skenë duke shënuar edhe një gol me kokë në minutat shtesë për të siguruar fitoren 2-3 për Spurs.
🎶 We are Tottenham, Super Tottenham.
We never give up. 🔥 pic.twitter.com/hXzQTPWI3J
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) February 19, 2022
Pas kësaj fitore, Spurs e shohin veten në pozitën e shtatë me 39 pikë, ndërsa City në vendin e parë me 63 pikë.
Në ndeshjen radhës, City udhëton te Evertoni, ndërsa Tottenhami udhëton te Burnley.