Fjalë Kyçe

Tovërlani i ashpër ndaj kombëtares kosovare: Ndeshje për t’u harruar

Tovërlani i ashpër ndaj kombëtares kosovare: Ndeshje për t’u harruar

Trajneri i futbollit Afrim Tovërlani, ka shfaqur kritika të ashpra ndaj Kombëtares së Kosovës, për shkak të rezultatit që prodhoi mbrëmë ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut, transmeton Gazeta Metro.

Tovërlani u shpreh se Kombëtarja e Kosovës zhvilloi lojë të dobët, theksoi se që në pjesën e parë nuk është dashur të startohej me Atdhe Nuhiun, sulmuesin shtatlartë të Kosovës.

”Në pjesën e parë nuk është dashur të startohej me Atdhe Nuhiun”.

”Në ndërprerje nuk ishim të sigurt. Në ndërprerje duhej të punohej shumë më tepër – ne [Kombëtarja e Kosovës] asnjërën nuk e bëmë!”. Tanët sa herë kishim ndërprerje, asnjëherë nuk ishin të rrezikshëm. Ka qenë një ndeshje për tu harruar”.

Tovërlani vlerësoi se mungesat në formacionin e Kosovës u vërejtën shumë dhe u shfaq i zhgënjyer me mungesën e informacionit nga federata kosovare.

”Mungesat kanë qenë të theksuara”. Nuk e di saktë Vedat Muriqi a ka qenë i papërgatitur a ka qenë lëndimi, pastaj ka qenë edhe Milot Rashica. Do të thotë askush nga Federata nuk ka dhënë ndonjë informacion rreth arsyes së kësaj mungese të tyre”.

Tovërlani vlerësoi se kombëtarja kosovare nuk ishte e organizuar dhe aksionet e tyre më shumë ishin rastësi.

”Luajtëm shumë dobët, edhe faktikisht angazhimi nuk ka qenë si herët tjera. Ata ishin më cinikë dhe nga ana taktike ishin më aktivë. Por as në pjesën e dytë nuk arritëm që të meritojmë diçka më shumë. Goditja e Edon Zhegrovës nuk ishte sulm i organizuar. Edhe nga ndërprerja në momentin e fundit, Fidan Aliti nuk ishte i sigurt”.

”Nuk arritëm për asnjë moment ta organizojmë lojën. Realisht, me shumë dëshpërim, Maqedonia e Veriut sonte ishte shumë më e mirë se ne”.