Fjalë Kyçe

Tovërlani për Muçiqin: Afrim teneqegjia, ti mundesh me fol vetëm për tallava

Tovërlani për Muçiqin: Afrim teneqegjia, ti mundesh me fol vetëm për tallava

Afrim Muçiqi që aktualisht është nënkryetar i FC Prishtinës i ftuar në “SportShow”, ka komentuar edhe qështjen e fundit se Afrim Tovërlani mund të ishte trajner i skuadrës.

Por Muçiqi i ka mbyllur dyert për ‘Tokin’ duke thënë se arsyet i dinë më së miri ky i fundit.

“FC Prishtina nuk është Shoqata Nënë Tereza, apo klub i dëshirave. Është e drejtë e secilit të mblidhet në kafene dhe të bëjnë plane se cilin nga miqtë do ta dërgojmë në klub, sepse Prishtina nuk është klub i dëshirave. Pavarësisht se kush e kërkon, Afrim Tovërlani nuk do të jetë pjesë e klubit të FC Prishtinës. Tovërlani e di mjaft mirë pse nuk mund të jetë pjesë e FC Prishtinës.

Trajnerët të cilët kanë dalë nga FC Prishtina rezultatet i kanë 0. Cilën ndeshje ndërkombëtare e ka udhëhequr Afrim Tovërlani jashtë Kosovës? Edhe për shumë arsye të tjera ai e di pse nuk mund të jetë trajner i FC Prishtinës”, deklaroi nënkryetari i FC Prishtinës.

Por gjatë ditës i kontaktuar nga GazetaOlle, trajneri Afrim Tovërlani ka kritikuar ashpër nënkryetarin e Prishtinës, Muçiqin.

Madje ‘Toki’ e ka quajtur nënkryetarin e Prishtinës, ‘teneqegji’.

“Po përtoj të merrem me atë teneqegji, veç me atë foto (të cilën mund ta shikoni më poshtë) ja kujtova se nuk e kanë përjetuar moti”, deklaroi Tovërlani për Gazetën Olle.

“Për muzikë tallava ia jap dorën, por për futboll s’mund të lejoj veten të bi aq poshtë e të merrem me të”.

“Çka të them, po shihet se si i ka punët klubi. Le të thonë çka të donë, por ky qytet e di mirë cila është e vërtetë. Unë iu dëshiroj suksese e ata le të vazhdojnë si të dojnë”, shtoi ai.