Fjalë Kyçe

Tradhtoi ekipin para ndeshjes me Kosovën, Mali i Zi merr këtë vendim për Tumbakovic

Tradhtoi ekipin para ndeshjes me Kosovën, Mali i Zi merr këtë vendim për Tumbakovic

Federata e Futbollit të Malit të Zi ka njoftuar se është në kërkim për të gjetur zëvendësuesin e Ljubisa Tumbakovic.

Tumbakovic vetëm në momentet e fundit nuk pranoi të udhëhiqte ekipin për ndeshjen ndaj Kosovës pas kërcënimeve dhe presioneve që i mori nga Serbia.

Dhe tashmë Federata e këtij vendi ka vendosur të gjejë urgjentisht një trajner të ri, pasi ndjehen të tradhtuar nga i kaluari.

“Është nxjerrë përfundimi që është e nevojshme të zgjidhet urgjentisht çështja e trajnerit. Për ndeshjet e shtatorit, duhet të jemi gati në të gjitha aspektet”.

”Komiteti Ekzekutiv i Federatës i ka autorizuar presidentin Dejan Savicevic dhe sekretarin gjeneral, Momir Durdevca që t’i nisin negociatat me kandidatët potencialë për pozitën e trajnerit”, ka njoftuar Federata Malazeze e Futbollit pas mbledhjes së sesionit të shtatë të Komitetit Ekzekutiv të kësaj Federate në Podgoricë.

Kujtojmë se Mali i Zi barazoi 1-1 në përballjen ndaj Kosovës, pasi përveç trajnerit – u braktis edhe nga dy futbollistë me prejardhje serbe.