Fjalë Kyçe

Trafiku Urban i Prishtinës nga nesër do të jetë falas

Trafiku Urban i Prishtinës nga nesër do të jetë falas

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se për një muaj rresht, Trafiku Urban do të jetë falas. Kjo do të fillojë nga 1 dhjetori.

“Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër covid19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë. Të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të tjerëve rreth nesh”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.