Fjalë Kyçe

Trafiku urban vazhdon me numër të kufizuar të udhëtarëve edhe pas fillimit të mësimit në shkolla

Trafiku urban vazhdon me numër të kufizuar të udhëtarëve edhe pas fillimit të mësimit në shkolla

Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se përderisa është ende në fuqi vendimi për mbajtjen e distancës, janë të obliguar që të mos lejojnë më tepër se 25 udhëtarë nëpër autobusë, raporton Express.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, kjo ndërmarrje ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për këtë çështje.

“Derisa nga institucionet e vendit është në fuqi vendimi për mbajtjen e distancës, jemi të obliguar, sikur edhe deri më tani, që autobusët tanë të udhëtojnë me numër të kufizuar të udhëtarëve.

Me fillimin e vitit shkollor, do të rriten shumë më tepër kërkesat për udhëtim, andaj për këtë arsye e kërkojmë mirëkuptim e qytetarëve se duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë dhe kapacitetin e brendshëm të autobusit, nuk mund të lejohen më tepër se 25 udhëtarë”, thuhet në njoftim