Fjalë Kyçe

Tragjedi e rëndë në Fushë-Kosovë, babai godet për vdekje fëmijën 1-vjeçar

Tragjedi e rëndë në Fushë-Kosovë, babai godet për vdekje fëmijën 1-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen “28” në Fushë Kosovë, ku një fëmijë një vjeç e gjysmë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së tij, ku babai i fëmijës dyshohet se ka goditur me veturë të miturin, duke i shkaktuar atij lëndime të rënda.

Fëmija është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por siç raporton Gazeta Sinjali, intervenimi i stafit mjekësor ka qenë i kotë, pasi që mjeku kujdestar ka konstatuar i mituri tashmë kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku po kryejnë ekzaminimet e nevojshme të cilat çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.