Fjalë Kyçe

Tragjedi në Brazil: 10 futbollistë të rinj gjenden pa shenja jete nga në qendrën stërvitore të Flamengos

Tragjedi në Brazil: 10 futbollistë të rinj gjenden pa shenja jete nga në qendrën stërvitore të Flamengos

Një tragjedi e madhe ka prekur Brazilin.

Mediet atje raportojnë se së paku dhjetë persona gjenden pa shenja jete  si pasojë e një zjarri të madh që ka shpërthyer në mëngjesin e së premtes në qendrën e stërvitjeve të Flamengs.

Në këtë kamp, kanë jetuar të rinjtë e divizioneve të vogla të kësaj skuadre.

Autoritetet kanë konfirmuar se të paktën dhjetë persona kanë vdekur dhe tre janë plagosur.

Identitetet e viktimave ende nuk janë të njohura, por ata janë futbollistë dhe shumë prej tyre do të jenë nga 14 deri në 17 vjeç.

Flamengo është klubi më i popullarizuar i futbollit në Brazil.