Fjalë Kyçe

Tragjedi në familjen e yllit amerikan, kunati ia vret gruan, djalin dhe vjehrrën

Tragjedi në familjen e yllit amerikan, kunati ia vret gruan, djalin dhe vjehrrën

Bashkëshortja, djali dhe vjehrra e yllit amerikan të bejsbollit, Blake Bivens, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Virginia të martën mbrëma, njofton policia.

Kunati i Bivens, Matthew Bernard, është arrestuar pas tragjedisë dhe është ngarkuar me tri akuza për vrasje të shkalles së parë, transmeton Gazeta Express.

Bernard, 18-vjeçar, u gjet duke ikur i zhveshur pranë shtëpisë në Pittsylvania County, njoftojnë zyrtarët amerikanë.

Bivens, lojtar i Tampa Bay Rays në Major League Baseball, ndodhej në Alabama në momentin e tragjedisë.

Ai pritej të luante për Montgomery Biscuits në Minor League Baseball. Por, kjo ndeshje është shtyrë në shenjë respekti për të.

Në një komunikatë, klubi i tij Tampa Bay Rays ka thënë: “Tragjedia e Blake na i ka thyer zemrat. Ne po mbajmë zi me të dhe do ta përkrahim atë në çdo mënyrë që mundemi”.