Një qendër e kujdesit ditor, ku fëmijët mund të qëndronin gjatë natës ndërsa prindërit e tyre punonin, u shkatërrua të dielën nga një zjarr në Erie të Pensilvanisë.
Si pasojë e kësaj 5 fëmijë vdiqën dhe pronari i qendrës së kujdesit ditor përfundoi në spital.
“Viktimat në qytetin liqenor të Erie i përkasin moshave nga 8 muaj deri në 7 vjet”, tha Shefi Guy Santone nga Departamenti i Zjarrit Erie, përcjell tch.
Zjarri u raportuar rreth orës 1:15 të mëngjesit të së dielës, ku përfshiu të gjithë godinën. Shkaku i zjarrit po hetohet dhe ende nuk është i qartë.