Një aksident i rëndë ndodhi në Ukrainë këtë të martë pasdite, ku humbën jetën 13 persona dhe 7 të tjerë u plagosën.
Aksidenti ndodhi në veri të Ukrainës kur një minibus u përplas me një kamion. Mësohet se minibusi po udhëtonte nga qyteti i Chernigiv për në fshatin Borzna në rajonin e Chernigiv kur u përplas me kamionin.
Zyrtarët ukrainas thanë se shkak për aksidentin ishte bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga njëri prej mjeteve por dhe kushtet e këqija në rrugë për shkak të lagështisë.
Më shumë se 30 ekipe shpëtimi shkuan në vendin e aksidentit.
Pamjet e publikuara nga AFP tregojnë për një përplasje jashtëzakonisht të fortë mes kamionit dhe minibusit pasi mjetet janë shkatërruar pothuajse plotësisht.
Si pasojë e aksidentit, 13 persona u vranë dhe shtatë u dërguan në spital me lëndime të shkallëve të ndryshme”, thuhet në deklaratën e policisë ukrainase.