Fjalë Kyçe

Tragjedia në Lipjan: Familjet e përfshira ishin fqinjë mes vete

Tragjedia në Lipjan: Familjet e përfshira ishin fqinjë mes vete

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Hallaq të Madh të Lipjanit, ku një person ka mbetur i vdekur gjersa pesë të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit pas të shtënave me armë.

Policia për Reporterin ka konfirmuar rastin, mirëpo aty nuk janë dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja.

“Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i Madh të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka deklaruar ajo.

Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një mashkull shtetas i Republikës se Kosovës, i cili nuk ka mundur t’u përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë”, thuhet në konfirmimin e policisë.

Ndërkohë, mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur, saktësisht në rrugën Kraishte-Lipjan.

Si motiv i krimit përmendet një konflikt i mëparshëm mes dy familjeve që janë fqinj mes vete.

Megjithatë, ende nuk ka asgjë zyrtare rreth motiveve të krimit.