Fjalë Kyçe

Tragjika: Mbytet në lum 4-vjeçarja në Dragash

Tragjika: Mbytet në lum 4-vjeçarja në Dragash

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në qytetin e Dragashit.

Kjo pasi rreth orës 20:00, një vajzë rreth moshës 4-vjeçare ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj tha se kjo ka ndodhur në fshatin Blaç të Dragashit, kurse arsyeja sipas informacione të para është se viktima ka qenë duke luajtur pranë lumit.

Policia dhe ekipet e forenzikës kanë dalur në vendin e ngjarjes, kurse mjeku i fshatit e ka konfirmuar vdekjen e 4-vjeçares