Fjalë Kyçe

Tragjike: Gjendet i vetëvrarë futbollisti 38-vjeçar

Tragjike: Gjendet i vetëvrarë futbollisti 38-vjeçar

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Uruguai, ku futbollisti Uilliams Martinez ka vrarë veten si pasojë e problemeve psikologjike.

38-vjeçari nuk kishte zbritur në fushën e blertë që prej vitit të kaluar kur rezultoi pozitiv me Covid-19 teksa ditën e sotme është gjetur i vetëvrarë.

Martinez luante në rolin e qendërmbrojtësit dhe kishte një karrierë të pasur me skuadra në vendin e tij si futbollist dhe gjithashtu ishte aktivizuar dhe në kampionatin e futbollit në Francë për Reimsin dhe Valensienin.

Uruguai është tronditur nga lajmi i hidhur, teksa një qëndrim ka mbajtur dhe federata e futbollit në Amerikën Latine, CONMEBOL, e cila i ka shprehur ngushëllimet familjes së Martinez me anë të një statusi në “Twitter”.