Fjalë Kyçe

Tragjike, makina del nga rruga në Shqipëri, vdesin shoferi dhe pasagjerja

Tragjike, makina del nga rruga në Shqipëri, vdesin shoferi dhe pasagjerja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Talës në Lezhë.

Policia bën me dije se makina tip “Pegeot” me drejtues K.M., 24 vjeç ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë shoferi 24-vjeçar dhe pasagjerja me iniciale A.A.

“Në rrugën e Talës, Lezhë, automjeti tip “Pegeot ” me drejtues shtetasin K.M., 24 vjeç ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet shtetasja A.A.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./abcnews.al