Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kokino Pirgo në Kretë, pasi ka humbur jetën foshnja 9 muajshe e dy shqiptarëve.
Sipas të dhënave, foshnja djalë e një çifti shqiptarësh ndodhej nën kujdesin e gjyshes, kur prindërit kishin shkuar të mbledhin ullinj, njofton gazetarja Ira Londo për BalkanWeb
Sipas mjekëve të spitalit për fëmijë në Iraklio, foshnja, që arriti në gjendje koma në qendrën shëndetësore të fshatit dhe u transferua urgjentisht në këtë spital, është mbytur nga send apo ushqim i papërtypur që i ngeci në grykë.
Tragjedia ka shokuar mbarë ishullin.