Me anë të një deklarate për mediat, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Belgjikë, Boudewijn Catry ka njoftuar se një vajzë tre vjeçe ka ndërruar jetë nga koronavirusi.
Ai tha se numri i të vdekurve me COVID-19 është duke pësuar rritje, me tre vdekje më shumë krahasuar me javën e kaluar. Ndër të tjera Catry tha se askush nuk është imun ndaj virusit, duke iu drejtuar në këtë formë të rinjve.
Sakaq, që prej nisjes së pandemisë në Belgjikë, janë regjistruar 64.847 persona të infektuar me koronavius, nga të cilët 9.812 kanë ndërruar jetë.