Një tragjedi është shënuar në qyteti Arua në Uganda.
Dhjetë fëmijë midis moshës 13 dhe 15 vjeç, humbën jetën pasi u goditën nga rrufeja teksa luanin futboll në rrugë. Djemtë ishin strehuar në një kasolle për t’i shpëtuar shiut të rëndë, por humbën jetën më pas si pasojë e shkarkimit elektrik. Nëntë prej tyre u vranë menjëherë, ndërsa një tjetër vdiq gjatë rrugës për në spital.
Ndërkohë tre të mbijetuar janë duke marrë trajtim mjekësor në një institucion rajonal. Rajoni veriperëndimor i Ugandës është goditur nga shira të dendur të shoqëruar me stuhi për disa ditë. Ky është incidenti më i keq në vend që nga viti 2011, kur 18 fëmijë u vranë në një shkollë në rajonin veriperëndimor.