Fjalë Kyçe

Tragjike: Shqiptarit në Itali i çahet makina në dysh, ndërron jetë në ditën e lindjes!

Tragjike: Shqiptarit në Itali i çahet makina në dysh, ndërron jetë në ditën e lindjes!

Një aksident tragjik i ka marrë jetën mëngjesin e sotëm një shqiptari, banues në Rosolina të Italisë. 46 vjecari Sokol Keci humbi jetën pikërisht në ditën e tij të lindjes.

Mediat italiane thonë se përplasja fatale me barrierat mbrojtëse në rrugë bëri që makina e tij të cahej në dysh. Aksidenti ndodhi në autostradën që çon në Bolonja.

Viktima ishte në timonin e një makine tip Fiat Ducato dhe po ecte me shpejtësi të lartë. Mësohet se ai ka goditur dhe një Fiat 500, drejtuesi I të cilit përfundoi në spital e një furgon, por shoferi i këtij të fundit nuk pësoi probleme.