Një tragjedi ka ndodhur sot(e diel) në garat e notit në Shqipëri, ku ka ndërruar jetë një garues nga qyteti i Lezhës.
‘Supersport’ raporton se në Maratonën Kombëtare të Notit që po zhvillohet në Sarandë ka humbur jetën sapo ka dalë nga deti lezhjani 72-vjeçar, Mark Ademi, i cili kishte arritur ta përfundonte garën e 500 metrave.
Garuesi në moshë është ndier keq dhe pavarësisht ndihmës së dhënë (në vend ka mbërritur ambulanca dhe e ka transportuar në spital), ka ndërruar jetë në spital.
Maratona Kombëtare e Notit është një garë e hapur ku marrin pjesë notarë të moshave të ndryshme, nga 10 deri 80 vjeç.