Ornela Morgan, me origjinë nga Korça bashkë me dy djemtë e saj të moshave 10 dhe 12-vjeçare janë vrarë me armë zjarri në SHBA nga bashkëshorti i saj polic, shkruan “Euronews Albania”.
Polici amerikan më pas raportohet se kreu vetëvrasje.
Për tragjedinë që ndodhi të shtunën shkruan shumë mediume amerikane.
Ornela Morgan jetonte me vite në New York bashkë me bashkëshortin e saj Watson Morgan dhe dy djemtë.
Watson kishte qenë më herët polic në Policinë e New Yorkut, para se të kalonte në Policinë e Bronxivilles.
Motivet e vrasjeve ende janë të paqarta.
Policia ka thënë se është gjetur arma në vendin e ngjarjes.
Nuk ka pasur histori të dhunës në familjen e tyre.
Morgan i ishte bashkuar Policisë së New Yorkut në vitin 2000. Ai më pas iu bashkua Departamentit të Policisë së Bronxvillet në vitin 2007 dhe u caktua në divizionin e detektivëve në vitin 2014. U promovua në rreshter në vitin 2016.
Ornela Morgan ishte mësuese në shkollën “One World” në Bronx. Jepte mësim për teknologji informative.