Fjalë Kyçe

Trajkoviq pret që koalicioni “Slloboda” të fitojë ndonjë vend në parlament të Kosovës

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, deklaroi sot se koalicioni i partive serbe “Slloboda” (Liria) pret se do të fitojë ndonjë pozitë deputeti në Parlamentin e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa daljen e GI SDP (partia e Oliver Ivanoviqit të vrarë) në zgjedhje bashkë me Listën Serbe “e ndryshon shumë skenën politike për shkak të keqpërdorimit të emrit të Oliver Ivanoviqit” , e citon atë FoNet, transmeton Koha.net.

Ajo ka rikujtuar se “nënkryetari i Listës Serbe, Millan Raoiçiq, dyshohet për pjesëmarrje në vrasjen e Ivanoviqit”.

Po ashtu ka thënë se Lista Serbe ishte kundërshtare e Oliver Ivanoviqit.