“Njerëzit që janë të interesuar që të ndodhë rikufizimi i territoreve janë kryetarët e dy palëve, Aleksandar Vuqiqi dhe Hashim Thaçi. Ata po bëjnë përpjekje të mëdha që kjo të ndodhë”, ka thënë Rada Trajkoviq për RTV kim.
Ish – deputetja e Kuvendit të Kosovës ka theksuar se Vuçiq dhe Thaçi kanë dobi nga caktimi i kufijve të rinj dhe për këtë arsye po përpiqen për këtë ide.
“Thaçit i caktimi i ri i kufijve do t’i shkonte për shtati pasi do të mund të mbrohej nga përgjegjësia para Gjykatës Speciale duke kështu të amnistohej atë që ka bërë – tregtimin me organe serbësh të rrëmbyer”, citohet të këtë thënë Rada Trajkoviq, transmeton Koha.net.
Ajo në vazhdim ka shfaqur dyshimin “presidenti i Serbisë Vuçiqi nuk heq dorë nga ideja, sepse ai ka disa detyrime ndaja Thaçit e Edi Ramës.
“Është i përcaktuar që të punojë në projektin shumë të pafavorshëm për ne e që përfshin vendosjen e përhershme të kufijve me njëfarë demarkacioni që në thelb është ndryshim i identitetit ë Kosovës që nga një identiteti i krishterë të shndërrohet në identitetin mysliman, bazë për krijimin e organizatave ekstremiste myslimane, për fuqizimin e tyre, sepse 99 për qind e popullatës do të jetë myslimane e vetëm 1 për qind e saj e krishterë”, thekson Trajkoviq.
Sipas saj, BE përfundimisht do ta hedhë poshtë këtë projekt dhe do të orientohet në zgjidhjen e problemit të Kosovës.