Trajneri i futbollit Bekim Isufi në emisionin “Evropiani Special” në Klan Kosova tha se Anglia do të ketë një pengesë të madhe para vetes ku takohet kundër Gjermanisë.
Ai tha se nëse kalohet kjo fazë nga “Tre Luanët” këta të fundit mund të kenë gjasa më të shumta për të fituar në “EURO 2020”.
“Anglia e ka një pengesë të madhe Gjermaninë, dhe në qoftse e kalon atëherë ka gjasa për të fituar kampionatin. Gjermania tash është e rrezikshme në këtë fazë pasi me ekipet që kanë traditë dinë ta menaxhojnë ndeshjen shumë mirë”.
“Grupi i tyre i ka qenë shumë i vështirë pasi humbi kundër Francës dhe e shkatërroi Portugalinë. Ekipet qe kanë dalë nga ai grup janë të forta dhe kanë shumë lojtarë cilësorë. Këtu nuk ka përmisimë të gabimeve pasi nuk ka ndeshje të dytë”.
Belgjika 1:0 Portugalia
Për ndeshjen Belgjika – Portugalia, ku të parët shënuan fitore 1:0, Isufi tha se në këtë ndeshje ishin portugezët që ishin më të mirë, por ju mungoj fati.
“Portugalia sot nuk kishte fat pasi ishte shumë më e mirë pos golit, në çdo aspekt ishte më e mirë pasi Belgjikën e vuri në presion. Deri në minutën e fundit Belgjika vuajti për të ruajtur rezultatin ku edhe kishte fat në disa raste. Belgjika sot luajti me kundërsulme dhe pas rezultatin 1:0 ishte më e arsyeshme hapja e Portugalisë ku Belgjika i shfrytëzojë por nuk bëri golin e dytë. Por mendojë që ishte një nga ndeshjet më të mira në këtë kampionat”.
Kurse Isufi për sulmuesin Cristiano Ronaldo tha se ka qenë lojtari më i dobët në takim.
“Një pikë që ka mundu në këtë lojë ishte Ronaldo, pasi nuk ka qenë ai lojtar që pret në zonë por ka dalë shumë më larg. Më shumë sot ka shërbye për tjerët dhe nuk ka qenë lojtari që ka rreziku dhe në këtë duel ka qenë lojtari më i dobët”.
Holanda 0:2 Çekia
Isufi për duelin Holanda – Çekia tha se ishte me dy episode.
“Dy episode që po komentohen ishte ndëshkimi me karton të kuq dhe një gabim tek një rast. Holanda u fut me dëshirë të madhe kundër Çekisë dhe gjë që jo që krijojë futboll dhe raste. Fillimi i ndeshjes ishte për Holandën por cekët ishin më të mirë faktikisht. Në pjesën e parë Çekia janë mbrojt dhe kanë respektua kundërshtarin, por në pjesën e dytë gjithçka ndryshojë kur erdhi edhe goli i parë. Por edhe mas golit të para ata arritën edhe golin e dytë ku treguan një futboll të maturë”.