Fjalë Kyçe

Trajneri Bylbyl Sokoli flet për finalen e Kupës së Kosovës

Trajneri Bylbyl Sokoli flet për finalen e Kupës së Kosovës

Finalja e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit, do të zhvillohet nesër (e premtë) në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Para kësaj sfide e cila pritet të jetë tejet interesante ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, trajneri i njohur i skuadrës së Ferizajit, Bylbyl Sokoli.

“Fituesi në ndeshjet për kup nuk mund të prognozohet sepse shumè shpesh ndodhë që fituesi i Kupës të jetë edhe ekipi i rangut më të ulët”, ka thënë fillimisht Sokoli.

“Perparsi ka Feronikeli sepse është më i qetë në aspektin psiqik”, ka deklaruar Bylbyl Sokoli për Gazetën Alo.

Finalja e Kupës, ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit luhet nesër mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.