Fjalë Kyçe

Trajneri i Ajaxit flet për sfidën ndaj Juventusit

Trajneri i Ajaxit flet për sfidën ndaj Juventusit

Ajaxi e pret Juventusin nesë mbrëma në çerekfinalen e parë të ligës së kampionëve, shkruan Gazeta Alo.

Para kësaj sfide ka folur trajneri i Ajaxit.

“Juventus është skuadër eksperte me një trajner po aq ekspert sa mund të luajë në mënyra të ndryshme. Ne duhet të jemi të aftë ta lexojmë lojën dhe të jemi përpara në çdo gjë. Duam ta vazhdojmë rrugëtimin tonë, pas Bayern-it dhe Real Madrid-it luajmë kundër një skuadre tjetër të madhe, që ka një kulturë tjetër futbolli dhe kështu që duhet ta përballojmë në një tjetër mënyrë.”

“Ronaldo? Të luash kundër më të mirëve për mua është shumë mirë. Chiellini është një lojtar i rëndësishëm, por Juve ka lojtarë të tjerë që mund ta zëvëndësojnë. Sidoqoftë do t’u mungojë eksperienca e tij.” ka deklaruar Erik ten Hag, trajneri i Ajax-it. /Gazeta Alo