Lionel Scaloni ka konfirmuar se Lionel Messi është i gatshëm për të luajtur me Argjentinën, derisa i është përgjigjur kritikave të Leonardos së Paris Saint-Germain.
Scaloni ka zbuluar se Messi do të jetë i disponueshëm për t’u përballur me Uruguain të premten, pasi është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës së Argjentinës.
“Në parim, ne besojmë se Leo është i mirë”, tha ai në një konferencë për shtyp. “Leo dëshiron të luajë dhe unë dua që ai të luajë”.
Trajneri 43-vjeçar vazhdoi më për komentet e Leonardos, duke këmbëngulur se Argjentina nuk ka thyer asnjë rregullore duke thirrur Messin.
“Ne kemi një marrëdhënie me Leonardon dhe reagimi i tyre është i kuptueshëm, Messi ka kaluar më shumë kohë me kombëtaren kohët e fundit”, shtoi Scaloni.
“Por, nuk ka asnjë dyshim që ne kemi respektuar çdo rregullore për ta thirrur atë”.
“(Ftesa e lojtarëve në kombëtare) ka qenë gjithmonë një problem për klubet evropiane”. /Express